Kontaktoni ne Nr: +355 4 2220101 / +355 4 227 4791

Rr. Barrikadave, Nr.69, Tirane Shikoni Harten

Rreth Qendres Medicare

Qendra Diagnostike MEDICARE është qendra më e madhe në fushën e imazherisë diagnostike me numrin më të madh të klinikave në vend.

Qendra Diagnostike MEDICARE u themelua në Tetor 2001. Profili i kësaj klinike është imazheria diagnostike. Nisur nga nevojat dhe kërkesat e rretheve kryesore të Shqipërisë, klinika zgjeroi aktivitetin e saj në rrethet Durrës dhe Elbasan në vitin 2004, duke vazhduar në vitin 2005 në Shkodër, në vitin 2007 në Fier dhe në 2010 në Berat.

Në Tetor të vitit 2011 Qendra Diagnostike MEDICARE hapi degën e saj më të re në qytetin e Korçës. Suksesi i këtyre klinikave me profil kryesor imazherinë diagnostike i dedikohet edhe aplikimit të teknologjisë së telemedicinës, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri nga Qendra Diagnostike MEDICARE.

Kjo teknikë mundëson transferimin e imazheve në klinikën qendrore në Tiranë dhe konsultimin me doktorët imazheristë më të mirë në vend, pjesë të stafit të kësaj klinike. Me gjithë ndryshimet e mëdha të viteve të fundit në sektorin e mjekësisë imazherike, si dhe me hyrjen në këtë sektor të investimeve të huaja, Qendra Diagnostike MEDICARE është tashmë lider në fushën e mjekësisë imazherike diagnostikuese në Shqipëri dhe synon të mbetet e tillë edhe në të ardhmen, duke investuar në staf mjekësor profesional si dhe në aparatura moderne. Në faqet në vazhdim do të gjeni informacionin përkatës për çdo klinikë tonën në rrethe.

pdf Botimet kryesore nga mjeket tane

Stafi Yne Mjekesor:

Prof. Gjergji Vreto - Radiolog

Radiologu dhe themeluesi i kësaj qëndre diagnostike, me experiencë gati 30 vjecare në fushën e imazherise. I specializuar në fushën e neuroradiologjisë. Pedagog në fakultetin e mjekesisë që prej vitit 1995. Specializime afatgjata në New York University dhe në spitalin Lariboisiere në Paris. Prej mese një dekade Anëtar i shoqatës Europiane të Radiologjisë. Ka shume botime dhe referime në kongrese radiologjie dhe revista shkencore si Brenda ashtu edhe jashte vendit.

Dr. Arben Rroji - Radiolog

Radiolog, diagnostikues dhe pjesë e stafit të qendrës që në themelimin e saj. Me eksperiencë pune në fushën e imazherise gati 12 vjecare dhe specializim afatgjatë në Spitalin Universitar të Barit Itali. Anëtar i shoqatës Shqiptarë dhe Europiane të Radiologjisë. Ka shumë botime në kongrese radiologjie dhe revista shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

pdf Shkarko CV ne PDF

Dr. Fatmir Bilaj - Radiolog

Punon që prej vitit 2004 në këtë qendër. Mbulon imazherinë e thoraxit dhe abdomenit, ku perfshihen egzaminimet me ekografi, tomografi të kompjuterizuar (CT), dhe imazheria me rezonancë magnentike (MRI). Diplomuar në Universitetin e Karolines se Veriut, Chapel Hill, USA në lidhje me MRI e abdomenit dhe thoraxit. Ka kryer specializim në Universitetin e Virginias, në Universitetin e La-Sappienca ,Itali dhe Spitalin Otto-Vagner, Viena, Austri. Ka botuar, në revistat më të njohura radiologjike sot në botë, si dhe në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Eshtë antarë i Shoqatës Europiane të radiologjisë.

pdf Shkarko CV ne PDF